Rama: Basha i veshur si dhëndër, thotë më jepni 5 mijë lekë sot, pas një javë ju jap 10 mijë
Nga Lezha, kryeministri Rama ka vazhduar të merret me kundërshtarët e tij politikë duke thënë se opozita premton gjëra të pamundura.
Rama e cilësoi kryeopozitarin Basha si një ''Rrapushi të ri', i veshur si dhëndër, duke shtuar se pas tij qëndrojnë Meta dhe Berisha.
Rama: Jemi sot në një situatë ku ne shqiptarët, jo si socialistë apo demokratë, duhet të jemi të gjithë shumë krenarë për provën e fortë të karakterit në këtë përballje që ka nisur që prej fatkeqësisë së parë të madhe. Ne po ia dalim të kthejmë në shtëpi çdo familje, në një shtëpi shumë më të mira. Ne po ia dalim të kthejmë mësuesit dhe nxënësit në shkolla shumë më të mira, shumë më të mëdha. Nëse shqiptarët nuk humbin drejtimin nuk ka asgjë që i ndalon që t'ia dalin. Tanimë që dielli po shkëlqen përsëri, jeta po rikthehet përsëri, si mund të mos ia dalim në vijim. Kur ia dolëm kundër tërmetit dhe kundër armikut të padukshëm ne do ia dalim edhe kundër tundimit për tu kthyer mbrapa.
Ju s'keni pse lodheni të shkoni në punë. Ju rrini nëpër kafe, bëni jetën tuaj. Mjafton që mua të më jepni 1 unë i jap 2, më jepni 5 mijë lek sot unë pas një javë ju jap 10 mijë lek. Kështu që shqiptarët shkuan pas berihait. Dëgjuan edhe Saliun që i nxiste. U qorrua një popull i tyre dhe Shqipëria u gjend në këtë marrëzi. Dhe pastaj sa vite u deshën për tu kthyer në normalitet dhe për të ribërë ekonominë tonë. Si mund t'i besohet sot një ''Rrapushi të ri', një Rrapush i veshur si dhëndër, ndërkohë që shkesi nuk duket. Shkesët janë Saliu dhe Iliri.