Në sheshin “Skënderbej” mungojnë formularët për vaksinim, qytetarët të lodhur nga pritja

Vonesat e formularëve të vaksinimit solli  irritimin e  qytetarëve që që prisnin për të bërë vaksinën anticovid.

Nga sheshi Skënderbej , të moshuarit kishin një mesazh për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilësi kërkuan të angazhohet në zgjidhjen e problemeve të tyre.

"Mos dil atje para, por merru me formularët thuaj asaj zonjës, " shprehet një qytetare.

 Disa prisnin  prej 4 orësh, ndërsa thonë se vonesa e këtyre formularëve është e pashpjegueshme.

"Ato e dinë, ato tallen me ne, s'kemi kartela dhe ne rrimë kot këtu. Unë kam që në orën 08:30 të mëngjesit," thotë qytetari i irrituar.

"S'ka formularë, polici i bashkisë thotë mbaruan," thotë qytetari.

"Prisni se do vijnë, por kur do vijnë ?" thotë qytetarja.

Ka edhe nga ata që ngrenë dyshime për mungesë vaksinash e jo formularësh. 

"Ndoshta formularë ka se nuk është problem, po i shtyp unë 1500 formularë me lëkt e mia, po nuk ka vaksina mesa duket," thotë qytetari.

Përfaqësues të fushatës së vaksinimit thonë se  çdo ditë llogaritet mesatarisht numri it ë vaksinuarve, në mënyrë që të mos ketë probleme të tilla,  por kjo pengesë  lidhet me çështje teknike.

Pas më shumë se 2 orësh, në çadra mbërritën disa formularë, por përsëri të pamjaftueshme.

"Unë burrë e grua ai sjell një, ky është shteti," thotë qytetari.

Deri tani janë vaksinuar rreth 300 mijë qytetarë, ndërsa në fundjavë pritet të vijnë 40 mijë doza të vaksinës AstraZeneca  nga marrëveshja me COVAX.