Skandali/ FRESSH Librazhd aheng masiv në lokal pas takimit të Ramës: Të mos dalë asnjë video!
Kur grumbullimet me më shumë se 10 persona janë të ndaluara dhe kur qytetarët janë gjobitur për mbajtjen e maskës, duket se ky rregull nuk aplikohet për mbështetësit e PS-së.
Një video e simpatizantëve socialistë të PS-së në Librazhd janë filmuar teksa kanë qenë duke festuar pas largimit të kryeministrit Rama pas një takimi elektoral.
Në video dëgjohet kryetarja e FRESSH-it në Librazhd, Brixhilda Biçaku e cila ka mbledhur të rinjtë përkrahës të Partisë Socialiste në një lokal të mbyllur për të festuar.
Madje dëgjohet nga Biçaku teksa thotë që të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm që të mos dalë asnjë pamje nga ai aktivitet, por mesa duket disa prej të pranishme i kanë hedhur pamjet në rrjet.
Biçaku premton se nëse nuk dalim pamje do të ketë edhe një mbledhje tjetër të tillë pas vizitës së kryeministrit.
"Do të lutesha që nga ky aktivitet të mos dalë asnjë video dhe asnjë foto sepse ne jemi një familje e madhe. Kështu që kur të vijë kryeministri radhës tjetër të bëjmë një mega party."
Kryeministri ka akuzuar disa herë opozitën për përhapje të virusit në mitingjet e saj, por siç duket kur ikin kamerat masat nuk respektohen po njëlloj edhe nga socialistët.