Skandali/ Database bëhet viral, SPAK i kërkon AKEP ta bllokojë, por duket e pamundur

Hetimet e SPAK po vijojnë për të zbuluar origjinën e Databasit me të dhënat personale që u publikua në një media online. Krahas saj SPAK ka nisur perpjekt për të bllokuar aksesin në këtë material i cili ka marrë një shperndarje të madhe.

Të dhënat personale të 910 mijë zgjedhsëve tashmë janë përhapur jo vetëm në media por edhe mes personave të ndryshëm. Tashmë krahas hetimit të nisur për të provuar nëse databasa që përdorej nga PS, me të dhënat personale është i njëjtë me atë te e-albenia-s dhe a është përdorur  për qëllime elektoriale. SPAK ka kërkuar edhe bllokimin e këtij materiali,  i cili është bërë viral.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme i ka  kërkuar AKEP-it të mundësojë bllokimin e materialit.

Por duket se shpërndarja ka dalë jashtë kontrolli ndaj dhe bllokimi duket se do të jetë i pamundur për shkak të përhapjes.

Nga ana tjetër Prokurorisë së Posaçme nuk i kanë mbërritur ende databesat e kërkuara nga AKSHI dhe Partia Socialiste për të bërë krahasimin nëse është i njëjti me atë të publikuar.

Skandali i perdorimit të dhënave personale u publikua në një media online.

Menjëherë ngjarja  është denoncuar nga Partia Demokratike dhe Presidenti i Republikës, i cili i ka dërguar shkresë Prokurorisë së Posaçme,  Prokurorisë së Tiranës dhe disa institucioneve ne vend për të hetuar. Aktualisht me hetimin po merret prokuroria e posaçme e cila ka nisur verifikimet të cilat sipas kreut të SPAK shumë shpejt do të dalin në një konkluzion.