Të shtunën e të dielën dozat e rradhës nga "AstraZeneca": Rama: Tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama njofton se këtë fundjavë mbërrijnë 90,800 doza të tjera vaksine të “AstraZeneca”-s.

Sipas kreut të qeverisë, do të tejkalohet objektivi i 500 mijë të vaksinuarve brenda muajit maj.

Edi Rama: TË SHTUNËN DHE TË DIELËN MBËRRIJNË 90 MIJË E 800 VAKSINA ASTRAZENECA

Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit

Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira.

Sot nga Kamza, kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu u shprehën se sot arrihet shifra e 300 mijë vaksinimeve anti-Covid në të gjithë vendin.