Padia në Gjykatë/ Endrit Brahimllari: Do publikoj faktet, PS po përdor çdo gjë në funksion të fushatës

Kandidati i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në Korçë, Endrit Brahimllari, pas padisë që ka bërë në SPAK për Partinë Socialiste, ka thënë se kësaj beteje do i shkojë deri në fund.

Në një intervistë që ka bërë për RTV Ora, ai ka thënë se do bëjë sërish padi të tjera, duke shtuar se do bëjë publike dhe fakte të tjera se si Partia Socialiste, po përdor administratën publike për fushatë.

Endrit Brahimllari: Unë nuk mund të ngrejë një akuzë pa patur fakte. Kam fakte se si Niko Peleshi ka përdorur të gjithë administratën publike në fushatë. Është një skemë e organizuar. Unë do bëjë publike faktet. Këto persona afrojnë rreth vetes persona që kanë problem me ligjin.

Niko Peleshi po i përdorë për interesa personal. Ai është tmerruar, ka humbur përkrahjen e socialistëve. Unë do ngrejë sërish padi të tjera, këto kanë ofruar kontrata pune sezonale, po përdorin çdo gjë në funskion të fushatës. SPAK ka për detyrë të vazhdoj hetimet unë kam një marrëdhënie me qytetarët e Korçës. Unë jam i fokusuar te fushata. Kemi qenë shtëpi shtëpi duke prezanatuar programin, me qëllim që të rikthejmë shpresën në vend. Deklarata e Ramës për Bashën, bsolutisht nuk më shqetëson, nuk merrem me shpifje. Unë pres që Niko Peleshi të dalë publikisht dhe të sqarojë publikisht këtë. Po ai është skuth. Unë kësaj beteje do i shkojë deri në fund.

Kjo është betejë për të çuar në vend të vërtetën. Këto njerëz nuk mund ta mashtrohen me imazhin e bulevardit. Do shpëtoj këtë monopol që ka krijuar Niko Peleshi. Qeveria Rama ka vetëm një merit për Kolonjën, e spostoi rrugën e çoi 5 mijë euro kilomentrin. Fermeri ndjehet i varfër. Ai nuk e do bujqësinë. LSI është e fokusuar në bujqësinë dhe turizimin. Ne do investojmë të familjet që merren me bujqësi. LSI mban fjalën, drejtuesit e LSI janë aty ku janë hallet e qytetarëve, jemi prezent kudo, aty ku kanë halle dhe probleme.

Teksa ka folur në lidhje me vjedhjen e të dhënave të 910 qytetarëve, ai ka thënë se janë përpjeke të kota të Kryeministrit Edi Rama, por sipas tij opozita e bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit do të marrë më shumë vota se sa presin.

Endrit Brahimllari: Janë përpjekjet e Edi Ramës, të dështuara, ne do jemi mbi pritshëmritë e votave. Do të jetë një uragan votash. Qytetarët janë në urretje ekstremiste ndaj Edi Ramës. Socialistë pa fund po i drejtohen LSI-së. Edi Rama ka marrë nga LSI-ja, disa persona që nuk janë me interes publik por që i nënshtrohen Edi Ramës. Unë uroj dhe shpresoj që të jetë një proces model. Qëllimi jonë është t'i shërbejmë qytetarët, kemi një ekip që do çojmë përpara programin tonë."

Intervistoi Besmira Pelushaj, përgatiti për online Anila Kolgjini