Socialistët grisin teserën e PS-së në Paskuqan, Basha: Le të na bashkojë ndryshimi dhe shpresa!
Disa qytetarë në Paskuqan kanë grisur teserën e Partisë Socialistë në prani të kreut të PD-së Lulzim Basha.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim elektoral ditën e sotme në këtë qytet kur është ndeshur me disa qytetarë që janë shprehur se kanë qenë ish-votues të PS-së.
Ata janë shprehur se tashmë do të mbështesin Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.
“Unë jam një anëtarë i Partisë Socialiste deri më sot dhe si anëtarë i Partisë Socialiste deri më sot nuk kam gjet ndonjë mirësi as për komunitetin as për veten, as për gjë. Edhe unë sot kam vendosur t’i bashkohem Partisë Demokratike. Të bashkohem ty që të vazhdojmë rrugën përpara, me ndryshimin siç foli dhe ambasadorja Amerikane. Për ndryshim e jo për kriminel. Unë sot në prezencën tënde do ta grisë këtë teserë partie se s’ka vlerë më për mua.”
“Unë jam një socialist dhe një votues tradicional i së majtës dhe në rast se deri dje ishte nevojë, sot është domosdoshmëri për ndryshim. Sepse premtoi vende pune dhe largoi rininë të gjithë, premtoi ngjallje ekonomike solli krizë, premtoi vende pune dhe bëri atë që bën, premtoi shëndetësi falas dhe solli... dhe unë them që nëse sot nuk bëhet ndryshimi pastaj faji është i joni.”
Ndërsa kryedemokrati nga ana e tij u shpreh se Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona dhe se ndryshimi do të bëjë ndryshimin.
Basha: Na ka bashkuar vuajtja, le të na bashkojë edhe ndryshimi dhe shpresa. Ndryshimi është për të gjithë. Voto 9! Voto ndryshimin! Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona. Bashkë për ndryshim! Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj dhe të ardhmen tuaj!








