Partitë hedhin miliona në facebook, PS shpenzoi 14 828 dollarë nga data 11 mars e në vazhdim
Interneti dhe rrjetet sociale duket se janë kthyer në arenën e vërtetë të fushatës elektorale pasi partitë politike po shpenzojnë mijëra dollar për fushata reklamimi.
Spote ,takime dhe fushatat elektorale sponsorizohen nga partitë dhe kandidatët për të përforcuar perceptimet e elektoratit për kandidatët ne garë.
Sipas të dhënave të bëra publike në rrjetin e reklamave nga Facebook, nga data 11 mars e në vazhdim PS ka shpenzuar 14 828 dollarë për fushatën zgjedhore. Pas saj renditet PD me 1 761 dollarë të shpenzuar dhe më pas vijnë LSI me 196 dollarë dhe PSD më shumë se 100 dollarë.
Për qytetarët ky lloj marketingu ne rrjetet sociale mund të konsiderohet si një e forme e blerjes së votës edhe pse thonë se paratë e përdorura janë të taksapaguesve shqiptarë.
"Kjo quhet blerje vote."
"Shumë e gabuar sepse këto luajnë me lekët e taksapaguesve."
"Këtu është çështja tjemelore është ligjshmëria, domethënë këto para, burimi i tyre është sipas ligjit? Sasia e tyre është sipas ligjit? Dhe e treta më e rëndësishmja përdorimi i tyre është sipas ligjit?"
"Nuk është e drejtë, lekët e popullit janë ato."
"Pse duhet të harxhosh kaq shumë para?"
Referuar të dhënave zyrtare që publikohen nga Facebook, Kryetari i PD ,Lulzim Basha ka shpenzuar $ 9168, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi $2 027, Kryetari i PSD Tom doshi $1 264.
Ajo që bie në sy është se lideri i PS Edi Rama nuk ka të publikuar në faqen e tij asnjë reklamë edhe pse faqja zyrtare e PS në facebook, është ajo që ka numrin më të madh të sponsorizimeve aktive aktualisht. Në këto reklama të paguara përfshihen edhe spotet negative për kreun e opozitës Lulzim Basha.