Prokuroria dërgon dosjen në gjykatë, kërkon burg për grabitësit e vilave luksoze në Tiranë
Pesë personat e arrestuar për grabitjen e vilave luksoze në periferi të Tiranës do të dalin të enjten para gjykatës ku Prokuroria ka kërkuar arrest me burg, duke i konsideruar persona me rrezikshmeri të lartë. Sipas akuzës, pesë personat merrnin paraprakisht informacion për vilat që piketonin për ti grabitur dhe zgjidhnin edhe kohën kur në to nuk kishte njeri.
Ky është momenti kur kanë rënë në pranga pesë grabitësit të cilët ishin kthyer në tmerrin e pronarëve të vilave në perferi të Tiranës.
Prokurori Ervin Karanxha, i cili ka drejtuar hetimet deri në prangosjen e personave te arrestuar, i ka kërkuar gjykatës vendosjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për të pesë të arrestuarit. Dajvid Dosti,Dorjan Lamani(Qirjazi),Klodian Çypi, Halil Topalli dhe Redian Begaj.
Sipas prokurorisë të pandehurit janë arrestuar ne flagrancë pasi kanë kanë grabitur banesën e nje shtetasje në Lundër.
Në materialin e prokurorisë thuhet se të arrestuarit para se të kryenin grabitjen piketonin banesat dhe e dinin që në orarin që ata do te kryenin grabitjet në banesë nuk kishte njeri.
Madje ata kishin informacion edhe për vendin ku ndodhej kasaforta për hapjen e të cilës përdorinin vakum si dhe kriko.
Ata kanë mundur të hapin kasafortën duke marrë një shumë të konsiderueshme parash si dhe sende te tjera me vlerë, por policia, e cila ishte sinjalizuar më parë, ka bërë të mundur arrestimin e tyre.
Sipas prokurorisë të pandehurit komunikonin me njëri-tjetrin me radio marrëse dhënëse për t'iu shmangur në këtë mënyrë përgjimeve telefonike.