Rama leksione për politikën: Vota ka një vlerë të madhe, vendoseni vetë se kush do ju qeverisë

"Do fitosh ti apo ne, kush do fitojë?

"Do fitojë populli shqiptar dhe pastaj do tiu nxjerrim edhe juve nga tuneli," tha Rama.

Pasi kaloi në tunelin e  Rrugës së Arbrit, Edi Rama u frymëzua, që në takimin me të rinjtë e Burrelit, të jepte leksione mbi politikën. Duke e ndarë bërjen e politikës në të mirë dhe në të keqe, kryesocialisti nuk la pa bërë ndryshimin mes partisë që ai drejto dhe kundërshtarit të tij politik.

"Politika është e vetmja armë për të bërë gjërat që të vetëm nuk i bëjmë dot. Pa politikën jemi ujq që hamë njëri-tjetrin. Politika, sikundër politika e keqe nuk e bëri kurrë politika në shërbim të njerëzve, por e bëmë realitet dhe kur ne morëm detyrën situata ishte katastrofike," tha Rama.

Për herë të parë gjatë kësaj fushate elektorale ai u bëri thirrje të rinjve që me 25 prill t’u drejtohen kutive të votimit.

"Vota ka një vlerë ët madhe kur ti fatin tënd ja delegon të tjerëve, atëherë mos u qaj nëse fati yt është i keq," tha Rama.

Edhe pse ligji për amnistinë fiskale ka mbetur në sirtarët e qeverisë së Ramës nuk e kaloi “vettingun” e ndërkombëtarëve, lideri i mazhorancës për përfitim elektoral premton që paratë e investuara të emigrantëve nuk do të hasin në barriera shtetërore.

"Do t'iu bëjmë një amnisti fiskale direkte për kursimet e tyre për t;i sjellë pa ju kërkuar llogari se i kanë mbajtur në bankë, apo i kanë mbajtur poshtë jastëkut, mjafton të mos jenë para të krimit," vazhdoi ai.

Ashtu si në çdo takim tjetër premtimet e Opozitës i cilëson të njëjta me ato të firmave piramidale.

"Me këngë dhe me valle ky Xhaferi i premtonte njerëzve lekë," tha Rama.