Tenderat e vartësve të Veliajt/ Printimi i faturave, 6.6 mln lekë
6.6 milione lekë kanë shkuar për printimin e faturave të taksave dhe tarifave vendore. Drejtoria e posaçme në Bashkinë e Tiranës i ka dhënë tenderin kompanisë me ofertën më të lartë, ndërsa 2 të tjerat u skualifikuan. Firma që marrë ka marre këtë tender ka humbur vetëm një nga 19 prokurime
Në garë morën pjesë 3 kompani, u skualifikuan 2 me ofertën më të ulët. Kompania që ka marrë këto para nga Bashkia ka humbur vetëm një nga 19 tenderat
Tenderat e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës apo institucionet që ajo ka në varësi vijojnë të sinjalizohen si një shqetësim për mënyrën se si janë përzgjedhur kompanitë fituese.
Ashtu siç është konstatuar shpesh në Bashkinë e drejtuar nga Erjon Veliaj edhe vartësit e tij kanë zgjedhur që në prokurime të mungojë konkurrenca pasi në shumicën e rasteve merr pjesë vetëm një firmë, por edhe nëse ka më shumë përzgjedhja është selektive.
Më i fundit është regjistruar në Drejtorinë e Përgjithshme të taksave dhe tarifave vendore, e drejtuar nga Arli Naska. Ai ka skualifikuar konkurentët dhe ka shpallur fitues ofertën më të lartë.
Bëhet fjalë për shërbimin e printimit të faturave të taksave dhe tarifave vendore që paguajne bizneset.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike, Drejtori e taksave në Bashki, për shërbimin e Printimit të Njoftim Detyrimeve përgjatë këtij viti kishte përcaktuar fondin limit 6.6 milionë lekë.
Ndonëse interes shfaqën 3 kompani, 2 prej tyre u skualifikuan me argumentin se nuk përmbushnin kërkesat.
Kompanitë e perjashtuara ishin dhe ato me ofertën më të ulët.
Institucioni i drejtuar nga Naska ka përzgjedhur fituese të kontratës “ALBDESIGN - PSP” SH.P.K me ofertën 6.5 milionë lekë, pra thuajse sa fondi limit.
As në këtë rast nuk ka munguar sinjalizimi i kuq nga Open Data, e cila ngre shqetësim procedurën e ndjekur me largimin nga gara të dy subjekteve pjesëmarrëse.
Në fakt, kjo kompani që nga viti 2016 rezulton fituese e 18 procedurave nga 19 që ka marrë pjesë. Shuma e prokuruar drejt “ALBDESIGN – PSP” SHPK nga Nashkia e kryeqytetit arrin në 120.9 milionë lekë të reja pa TVSH.
Mungesa e konkurencës apo skualifikimi i të gjithë operatorëve ekonomikë përveç fituesit është sjellë ne vemendje edhe më herët nga Open Data në këto procedura.