Banorët e Shijakut "mbyten" nga mbetjet, bashkia u thotë: 'Ik o xhaje me kohë të mirë'

Kjo është situata buzë Lumit Erzen në periferi të Shijakut.

Për rreth 400 familjet aty pranë, jetesa është bërë e padurueshme jetesa mes mbetjeve urbane.

Vetë ata thonë se nuk mund të hapin dyert dhe dritaret e tyre nga aromat e pakëndshme.

"Në vend që të luftojmë sëmundjen tjetër, na sjellin një të re këtu. Nuk mund t'i hapësh dyert dhe dritaret,a s në mëngjes as në darkë, rrimë të mbyllur, të ngujuar," thotë një qytetar.

"Këtu nuk hapen dyer dhe dritare në darkë, sepse këtu është katastrofë. Fëmijët e vegjël nuk marrin ajër fare këtu," thotë një tjetër.

Thonë se mbetjet derdhen aty nga Bashkia e Shijakut, e cila drejtohet nga Elton Arbana.

Madje, ata flasin për një skandal të vërtetë dhe alarm ekologjik, teksa dëshmojnë se natën punonjësit e Bashkisë hedhin mbetjet në lumë.

"Gjithë natën i ka hedhur në lumë bashkia e Shijakut," thotë banori.

"Gjatë ditës i sjellin, gjatë natës i hedhin në lumë, kështu që duhe të vënë dorë," thotë banori.

Janë ankuar në Bashki, por asnjëherë nuk kanë marrë zgjidhje.

"Jemi ankuar, s'na ka pranuar asnjë, ke ardhur kot më kanë thënë mua si burrë i vjetër që jam, ik o xhaje me kohë të mirë," shprehet banori i shqetësuar.

Për shkak të situatës pandemike në të cilën ndodhemi, banorët apelojnë që të ndërhyhet sa më shpejtë, që ata t’i kthehen jetës normale.