Miliona nga Bashkia/ Fonde të konsiderueshme për projektet enigmë që pak kush i ka parë
Disa projekte enigmatike të zhvilluara nga Bashkia e Tiranës i kanë kushtuar buxhetit 3.54 miliardë lekë. Pavarësisht vlerës së lartë të akorduar për to, pak kush i ka parë se si apo ku u zhvilluan.
Një nga karakteristikat e kësaj fushate është dhe dalja e artistëve, këngëtarëve dhe aktorëve në krah të Kryebashkiakut Erion Veliaj.
Por në fakt çfarë ka ndodhur me fondet që Bashkia e Tiranës ka dhënë me projektet?
Për këtë qëllim dhe për blerjen e zërave që më parë Lali Eri i kishte kundër janë përdorur 3.54 miliardë lekë.
Edhe aktorë të teatrit Kombëtar që fillimisht i dolen kundër kryebashkiakut u shfaqën më pas në krah të tij.
Por nuk janë vetëm aktorët dhe artistët e Teatrit, pasi lista e mbështetësve të siguruar nga projektet që kushtonin miliona lekë shkoi duke u plotësuar edhe me këngëtarë.
Në datën 1 shtator të vitit 2020 Eli Fara Fara mori mbi 1.8 milionë lekë për koncertin “Një kafe në Tiranë”.
Ndërkohë që në 9 tetor u shfaq në krah të kryebashkiakut Veliaj duke vlerësuar punën e mirë që ai kishte bërë për Tiranën.
Në listën e përfituesve të fondeve bën pjesë edhe Rovena Dilo e cila për koncertin ‘Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë’, ka marrë në qershor të vitit 2020 shumën prej 1.5 milionë lekësh.
Lexo edhe: Si Veliaj “bleu” zërat e artistëve
Madje për kënga ime karaoke janë dhënë 5 milionë lekë.
Rezulton se është një numër i madh projektesh, këngë, muzikë, filma apo evente të tjera, por çuditërisht shumë pak prej tyre janë të njohur për publikun.
Tashmë do të duhet që drejtoria e kulturës në Bashkinë e Tiranës të ofrojë të dhëna se kur janë realizuar, çfarë impakti kanë pasur dhe me cilat kritere u përzgjodhën.