Kaos në QSUT, bllokohet lëvizja e automjeteve, qytetarët nuk kanë vend për të parkuar

Për të kryer në vizitë apo shërbim tjetër mjekësor në QSUT, qytetarët duhet të përballen edhe me kaosin e trafikut dhe vendparkimit. Disa detyrohet të parkojnë duke thyer rregullat, ndërsa të tjerë presin në makinë me shpresën e lirimit të vendeve. Në situatë të tillë në spitale e konsiderojnë të padrejtë.

Veç shqetësimeve shëndetësore, qytetarët që i drejtohen spitalit "Nënë Tereza" duhet të përballen edhe me kaosin për të gjetur një vend parkimi aty.

Në një ambient të tillë, ku rruga duhet të jetë e lirë në çdo kohë për autoambulancat,  kjo rrëmujë  në qarkullim mund të ishte fatale.

Mungesa e vendparkimeve detyron edhe autoambulancat të parkojnë keq, duke bllokuar kështu automjetet  private të pacientëve.

"Kam një çerek ore, as numër telefoni nuk ka lënë, mbetëm këtu."

Të tjerë thonë se kjo gjendje nuk është aspak normale, pasi  u duhen disa minuta për të gjetur një vend parkimi.

"Nuk parkon dot askund, duke u sjellë gjysmë re. Ne vijmë për halle dhe nevoja, këtu nuk ke ku të parkosh."

Trau në hyrjet e spitalit nuk hapet nëse nuk paguhet bileta, por pavarësisht kësaj pagesës, qytetarët nuk kanë vend për automjetin e tyre, ndaj edhe detyrohen të parkojnë keq.

Me të njëjtën situatë, thonë  se përballen çdo ditë.

Në një vend ku duhet të mbizotërojë qetësia, orët e paradites mbulohen nga boritë e makinave.