"Nuk kam motiv të kthehem", Bushati takim me të rinjtë: Ne kemi një program real për ju, vetëm ju bëni ndryshimin

Pamundësia për tu punësuar dhe mungesa e perspektivës ka bërë që më shumë se 500 mijë shqiptarë të braktisin vendin në 8 vitet e fundit. Të rinjtë janë ata që më së shumti janë larguar në kërkim të një të ardhmeje më të sigurt duke sjellë një gangrenë sociale për vendin tonë.

Helidon Bushati , drejtuesi politik për qarkun Shkodër zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e kryeqendrës së veriut ku u diskutuan problematikat dhe shqetësimet e këtyre të fundit. 

Në Shqipëri ata ndihen të harruar dhe të përçmuar pasi askush nuk hap dyert ku të rinjtë të shfaqin talentin dhe dijen.

Bushati njohu studentët  me planin e Partisë Demokratike, ndërsa tha se   për familjet me të ardhura nën 60 mijë lekë, do të subvencionohen të gjitha tarifat e arsimit të lartë, mbështetje me grante për idete inovatore, stazhe te paguara, dhe garantimin e një sistemi   meritokracie.

Studenti: "Aktualisht jetoj në Gjermani dhe asgjë nuk më shtyn që të krhehem në vendin tim. Në gjermani kam shumë mundësi për të bërë ndryshim në jetën time. E vetmja gjë që më bëri të kthehesha është kur dëgjova se çfarë ofronte Partia Demokratike dhe shpresat që i ka dhënë rinisë së sotme."

Bushati: "Programi i Partisë Demokratike, unë do të fokusohem tek rinia, por po e them këtu në përgjithësi e shikon si familje  si pjesën kryesore së bashku me rininë të programit. Sepse duke u zhvilluar familja, duke u forcuar ekonomia familjare , duke u rritur mirëqenia e familjeve zhvillohet edhe shoqëria. Bursa studimi, janë 5 mijë bursa të plota studimi për familjet në nevojë. Do të jenë taksa 0 për familjet që kanë deri në 650 mijë lekë të vjetra të ardhura. Pse kjo? Që t'i japim mundësi kujtdo  të shkojnë dhe të studiojnë , domethënë asnjëri nuk duhet të humbasë shkollën vetëm për fatin e keq që të ardhurat familjare janë të ulëta."

Studenti:" Kur të vini në pushtet, çfarë zgjidhje do ti jepni emigrimit të rinisë shqiptare? Çfarë thirrje i bëni rinisë shqiptare?

Bushati: "Thirrja jonë për rininë shqiptare është të kthehen dhe të kontribuojnë për karrierën e tyre dhe qytetit të tyre në Shkodër. Duke i krijuar mundësi që të punësohen dhe të zhvillohen ato që duan të bëjnë biznesin e tyre në Shkodër. Kjo është rritja e mundësive për rininë në qytetin e tyre që të kontribuojnë këtu . Pse? Sepse unë mendoj që Shkodra ka burime të pafundme. Të rinjtë e Shkodrës më japin optimizëm, që ecin përpara dhe janë të zotët. Thjesht ju duhet një klimë e përshtatshme që ta gjejnë vetën  që kur të ktheheni të keni mundësi mundësi të shprehni gjithë potencialet tuaja."

Studenti: "A keni marr një iniciativë konkrete për angazhimin e të rinjve në politikë?

Bushati: "Do të doja shumë që ju të angazhoheshit në politikë . Çfarë kam bërë unë? Në stafin tim , në stafin e shtabit elektoral timin janë 90% të rinj . Shumë prej tyre janë të rinj që kanë studiuar jashtë dhe kanë ardhur në Shqipëri për t'u bërë pjesë e ndryshimit , për t'u bërë pjesë e frymës së re që po fryn, për rininë shkodrane . Ky është shembulli im personal. Ne angazhohemi që t'i kthejmë fytyrën njerëzore politikës , që politika mos të shihet me përçmim.