Premtimet e Bashës në Njësinë 3: Rimbursim sipas diagnozës, trefishim të fondeve për ata me aftësi të kufizuar
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra në Njësinë 3, në Tiranë. E pranishme në takim ishte dhe Drejtuesja Politike, njëkohësisht edhe kandidate për deputete e Partisë Demokratike në Tiranën, Jorida Tabaku.
Premtimet e kryetarit të opozitës
Rimbursimi
Qeveria e ardhshme ka hartuar një plan për rimbursimin e të gjithë familjeve që janë detyruar të hyjnë në borxh për t’u kuruar nga korona.
“Po ju them që një nga hapat e parë që do të bëjmë është hartimi i një pakete financiare për të dëmshpërblyer financiarisht mijëra familje shqiptare që janë detyruar të futen në borxh për të kuruar të afërmit e tyre të sëmurë nga korona.”
Administrata
“Administrata publike do të jetë krenaria e shoqërisë. Ndaj, të gjithë ata që duan të shërbejnë me dinjitet, që kanë aftësitë, kanë përgatitjen dhe kanë përkushtimin për të zbatuar ligjin dhe për ti shërbyer qytetarëve më 25 prill do të çlirohen duke votuar për Partinë Demokratike."
Rimbursim sipas diagnozës
"Rimbursimi sipas diagnozës është hapi parë që do të hedhim në raport me pacientin shqiptarë. Dhe kjo do të mundësoj që mbi 95% e medikamenteve që marrin të gjithë pacientët duke përfshirë persona me statusin e invaliditetit të mos nxjerrin para nga xhepi por të rimbursohen nga fondet e sigurimeve shëndetësore dhe nga fondet e shtetit shqiptar."
"Në bashkëpunim me organizatat e personave me aftësi të kufizuara ku përfshihen edhe shoqatat e invalidëve, invalidëve të punës dhe invalidëve të tjerë, kemi hartuar një memorandum bashkëpunimi që do të mundësoj dyfishimin dhe trefishimin madje të fondeve në ndihmë të personave me aftësi të kufizuarave dhe të invalidëve.”