Guardiola akuzon Dortmundin: Po na rrëmben talentet
Man. City dhe Dortmund do të përballen këtë mesjavë në Champions League dhe shumë lojtarë do të jenë në shënjestrën e Citizens, ku në veçanti sytë e Guardiolës do të jenë mbi Erling Haaland, bomberin norvegjez që e duan tashmë klubet më të mëdha të Europës. Duke folur në prag të duelit të 1/8, Guardiola akuzoi indirekt klubin gjerman se po paguan shumë agjentët për të afruar telantet në gjirin e tyre.
“Po të shikosh skuadrën e tyre, nuk gjen një lojtar që nuk ka kualitete të mëdha. Ata kanë shpenzuar shumë para për lojtarë të rinj, shumë të rinj dhe gjithashtu po paguajnë shumë para agjentët për të marrë atë që duan nga skuadra të tjera.”
Kujtojmë që trajneri spanjoll nuk ka patur asnjëherë raporte të mira me Mino Raiolan që kur paten një debate në distance për Ibrahimoviç kur luante në radhët e Barcelonës ndërsa tani ata duhet të përplasen sërish pasi agjenti I famshëm mbron interesat e Haaland dhe në shtyp shkruhet se ai ka kërkuar komisione të çmendura për një transferim të lojtarit në “Etihad”.
Ndërkaq lidhur me përballjen ndaj Dortmundit, duke parë formën jo të mirë të ekipit gjerman, Guardiola tha se Borussia mbetet një ekip i fortë dhe i rrezikshëm dhe se në dy perballje ata mund t’i krijojnë probleme çdo ekipi të madh.