Man. United nuk dorëzohet, mposht me përmbysje Brighton

Edhe pse Man. City nuk ndalet dhe po shkon drejt titullit, rivalët e tyre të Man. United ende nuk duan të ngrenë flamurin e bardhë dhe fitojnë sërish me Brighton, e treta radhazi në Premier League.

“Djajtë e kuq” nuk e paten të lehtë në “Old Trafford” dhe e pane menjëherë veten në disavantazh me golin e Danny Welbeck në minutën e 13’, çka krijoi shumë vështirësi për skuadrën e Solskjaer.

Vetëm në pjesën e dytë në minutën e 62’, Rashford I shërbyer mjaft mire nga Bruno Fernandes gjeti golin e barazimit duke hapur ndeshjen dhe në fund pas shumë insistimesh në minutën e 83’, Mason Greenwood përmbysi dhe ndeshjen me golin e fitores për Man. United.

Tashmë “djajtë e kuq” shkëputen dhe janë të vetëm në vend të dytë, me 4 pikë më shumë se Leicester dhe 14 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Man. City me 74 pikë.