Arratiset Interi, Lukaku i jep 3 pikë ndaj Bolognas
Interi nuk bën blof ndaj Bolognas në “Dall’Ara” duke u imponuar minimalisht me rezultatin 1-0. Nuk ishte një mbrëmje ku zikaltërit shkëlqyen me lojë teksa u treguan cinikë dhe shfrytëzuan rastet e krijuara por edhe u ndal dy herë nga shtylla.
Gjithçka u vendos në pjesën e parë me golin e shënuar nga Romelu Lukaku i cili shfrytëzoi në minutën e 31’ nga krosimi I Bastonit për ta mposhtur portierin e Bolognas. Mjaftoi ky gol për zikaltërit dhe më pas Conte u mendua më shumë për të mbrojtur rezultatin që nuk ndryshoi më.
Për Interin një fitore shumë e rëndësishme dhe e 9-ta radhazi duke parë rivalët si Milani dhe Juve që u ndalën dhe tani e shikon veten 8 pikë nga Milani por ka një ndeshje të prapambetur me Sassuolon që mund ta çojë diferencën në 11 pikë.