Ibra i thotë PO, gati rinovimi i kontratës me Milanin

Të gjithë e pranojnë që afrimi i Zlatan Ibrahimoviç te Milani ka ndikuar shumë pozitivitisht për ecurinë e kuqezinjve të cilët kanë bërë një hap të madh duke luftuar për titullin këtë vit. Për drejtuesit qëndrimi edhe sezonin tjetër i bomberit suedez është shumë i rëndësishëm dhe prej kohësh po negociohet për ta zgjatur kontratën e tij e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Maldini dhe Raiola kanë intensifikuar bisedimet gjatë javës së fundit dhe mësohet se përfundimi I tyre është shumë pozitiç saqë thuhet se klubi pritet shumë shpejtë të njoftojë zyrtarisht qëndrimin e Ibrahimoviç edhe për një tjetër sezon.

Zlatan, pothuajse 40 vjeç ende po bën diferencën dhe po të mos kishte problemet fizike që e ndalën pothuajse 1 muaj, ndoshta skuadra e Piolit do të ishte më lart në renditje por edhe në këto kushte aktuale, bomber suedez dhe Milani do të jenë bashkë me synimin për të luajtur sezonin e ardhshëm në Champions League.

Firma me lojtarin do të ishte një shtysë e madhe për drejtuesit por edhe një sinjal për grupin kur kujtojmë që janë edhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm si Donnarumma, Kessie dhe Calhanoglu që presin dhe po negociojnë zgjatjen e kontratave të tyre.