Teuta i bashkohet Vllaznisë në krye, mposht 1-0 Laçin

Dueli tjetër për kreun në Durrës pati fitues dhe është Teuta që mposhti 1-0 Laçin falë një goli të Dejvi Bregut që për të thënë të drejtën realizoi një super gol.

Ndeshja në “Niko Dovana” ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat por gjithçka e vendosi goli i sulmuesit të Teutës në minutën e 76’ me një aksion terësisht personal të lojtarit që dribloi 3 lojtarë të Laçit dhe me gjuajtjen e tij mposhti portierin kundërshtar.

Një fitore me vlera për Teutën që tani ndan me Vllazninë kreun me 46 pikë ndërkohë që Laçi dhe Partizani mbeten mbrapa me nga 44 pikë.