Bayerni pa rivalë, mposht Leipzig dhe titulli një hap larg

Përballja e kreut në në “Red Bull Arena” shkon për kampionët në fuqi të Bayern Munchen që imponohen ndaj rivalëve të vetëm në kampionat të Leipzig. Bavarezët që vinin pa bomberin e tyre Robert Lewandowski në këtë transfertë, imponohen edhe ndaj ekipit të Nagelsmann me rezultatin minimal 1-0 falë një goli nga Goretzka në minutën e 38’ në pjesën e parë.

Neuer arriti ta mbajë portën të paprekur në pjesën e dytë dhe për bavarezët më shumë rëndësi kishin 3 pikët të cilat e shtyjnë Hansi Flick drejt titullit të 9 radhazi pasi do të jetë e vështirë që kjo skaudër të gabojë në vazhdim.

Aktualisht bavarezët janë në vendin e parë me 61 pikë dhe Leipzig mbretet prapa me 57 pikë teksa ndjekin Wolfsburg me 54 dhe Eintracht Frankfurt me 50.