Bylisi dhe Kastrioti ndajnë pikët në Ballsh
E diela vijon me 3 ndeshje të Kategorisë Superiore të vlefshme për javën e 26-të dhe ku fillimisht në Ballsh u luajt takimi Bylis-Kastrioti, takim mes dy ekipeve që kanë sy synim dhe luftojnë për mbijetesën.
Në fakt të dyja ekipet ndanë nga një pike e cila u vlen për objektivat e tyre teksa në fushë ndodhi gjithçka që në minutën e dytë me miqtë që kaluan në avantazh me Indrit Prodanin ndërsa në minutën e 20’, Isli Hidi bën një gafë të pafalshme duke tentuar te dribloje Franklin i cili ja merr topin. Pothuajse Hidi i fal golin ish skuadrës së tij në sezonin e kaluar.
Sfida vijoi shumë e luftuar dhe skuadrat nisën të tërhiqeshin për të ruajtur rezultatin edhe pse ballshiotët krijuan disa raste të pastra ku edhe mund ta kishin fituar ndeshjen. Gjithsesi një barazim që u bën punë edhe Bylisit edhe Kastriotit të cilat në renditje lënë pas të shkëputura Skënderbeun dhe Apoloninë.