Bie Atl. Madrid, vështirësohet rruga e titullit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2021, 23:13
Lufta për titull në Spanjë bëhet edhe më interesante pasi Atl. Madrid u mund në “Sanchez Pizjuan” përballë Sevillas që triumfoi 1-0.
Në fakt ishte një ndeshje më e mire për andaluzët që e nisën vrullshëm dhe në minutën e 8’ fituan një penallti të cilën e dështoi Lucas Ocampos përballë Jan Oblak. Ekipi I Simeones u përpoq të reagonte por rastet e krijuara ishin të vakëta ndërsa Sevilla po tregohej më insisuese dhe në pjesën e dytë arriti të konkretizonte rastet me golin e Marcos Acuna në 70’. Për “los colchoneros” një humbje e rëndë që lejon Real Madrid të afrohet me 3 pikë në renditje por Barcelona që do të luajë të Hënën ndaj Valladolid mund të afrohet me vetëm 1 pikë në renditje në rast fitoreje.