Kane nuk mjafton, Tottenham lë pikë për Championsin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2021, 17:24
Një barazim zhgënjyes për Tottenham Hotspur që në transfertën me Newcastle nuk mundi të menaxhojë fitoren edhe pse kryesonte gjatë në “St. Jame’s Park” teksa sfida u mbyll 2-2.
Fillimisht ishin vendasit që kaluan në avantazh me Joelington në minutën e 28’ por nuk vonoi përgjigja e skuadrës së Mourinhos kun ë 4 minuta me Harry Kane shënoi 2 herë për të përmbysur rezultatin. Në pjesën e dytë ishin shumë raste për Spursat për të mbyllur ndeshjen por Kane humbi disa raste çka i dha shpresa Newcastle të cilët gjetën barazimin 4 minuta nga fundi me Willock.
2-2 përfundoi gjithçka por një rezultat që nuk I shërben askujt pasi Tottenham i duheshin 3 pikë për zonën Champions e cila bëhet e vështirë për Kane me shokë.