Titulli i pamundur, Juventus ndalet në derbi me Torinon
Nëse ka një verdikt deri tani në Serinë A, është Juventusi që tashmë duhet t’i thotë lamtumirë garës për titull pas derbit me Torinon që përfundoi 2-2.
Bardhezinjtë kanë probleme të mëdha këtë sezon me vazhdimësinë dhe kjo ndeshje ishte thelbësore për të kutpuar nëse “Zona e Vjetër” do të mbante ritmin e Interit për ta sulmuar në javët e ardhshme por tani diferenca është thelluar në renditje dhe vetë ecuria e skuadrës nuk premton më. Sa për derbin, skuadra e Pirlos kaloi në avantazh menjëherë në minutën e 13 me Chiesan dhe nuk shkoi gjatë kur Sanabria barazoi për granatat dhe menjëherë sapo filloi pjesa e dytë I kaloi ata na avantazh.
Me shumë përpjekje, C. Ronaldo shpëton Juventusin me një gol në 80’ dhe ndeshja mbyllet aq, në barazim 2-2 dhe Pirlo tani duhet të mendojë për një vend në Champions.