Tirana rikthen shanset për titull, përmbys Apoloninë
Shkëlqen Tirana në “Air Albania” ku dominoi Apoloninë me përmbysje dhe rikthehet në garën për titull. Kampionët në fuqi bëjnë më të mirën për të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme me suksesin 5-2 ndaj fierakëve dhe tani e shikojnë veten vetëm 5 pikë larg dyshes kryesuese Teuta-Vllaznia.
Bardheblutë e nisën menjëherë në mënyrën më të mire takimin duke gjetur golin në minutën e 19’ me Bathën por u gjetën të papërgatitur kur Apolonia gjeti dy here golin me Levendin në minutën e 26’ dhe të 46’ në pjesën e parë.
Të shokuar nga disavantazhi, Tirana rikthehet me autoritet në fushë dhe gjen golin e qetësisë menjëherë me Torasën në minutën e 51’ teksa në të 65’ rigjejnë avantazhin me Bathën sërish përmes 11-metërshit. Ndërkohë që vulën e vendosi Ismailgeci në 77’ që i dha golin e qetësisë dhe suksesin 4-2 Tiranës që praktikisht rifutet në lojën për titull kur kanë mbetur edhe 10 javë të tjera. Kale ne 91' nderkohe shenoi edhe golin e peste per bardheblute.