Racizmi ndërpret ndeshjen Cadiz-Valencia
Racizmi vijon të jetë një temë shumë e ndjeshme në futboll. skena të turpshme kanë ndodhur edhe në Spanjë ku sfida Cadiz-Valencia u ndërpre për shkak të frazave raciste ndaj mbrojtësit francez të Valencias, Diakhaby. Ndeshja ishte në barazim 1-1 ku për vendasit shënoi Cala por argjentinasi u bë protagonist edhe për keq teksa pas një dueli me Diabakhy mësohet t’I jetë drejtuar me fraza raciste këtij të fundit.
Mbrojtësi i Valencias la plotësisht lojën dhe iu sul kundërshtarit teksa për këtë veprim arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë por më pas gjithçka u kthye për pak minuta në kaos. Diakhaby u përpoq t’ia shpegonte arbitrit dhe më pas u kuptua edhe që lojtari po akuzonte Cala për racizëm. Ndeshja u ndërpre në minutën e 33’ dhe skuadrat, fillimisht Valencia e më pas Cadiz shkuan në dhomat e zhveshjes.
U deshën mbi 10 minuta që gjërat të sqaroheshin dhe skuadrat vendosën të dilnin në fushë por jo Diakhaby I cili u zëvendësua dhe tani do të hetohet gjithçka për të kuptuar hollësisht se çfarë ka ndodhur ndaj mbrojtësit francez.