Shpërfytyrohet Chelsea, Tuchel pëson humbjen e parë
Humbja e parë vjen në mënyrën më të shëmtuar për Thomas Tuchel në stolin e Chelsea.
“Blutë e Londrës”, pësojnë një humbje të thellë në shtëpi përballë West Bromwich me rezultatin e thellë 5-2.
Një rezultat i pabesuieshëm për çdokënd por duke parë lojën ndikoi absolutisht kartoni i kuq i Thiago Silvës i cili në 29’ minuta u ndëshkua dy here me të verdhë ndërkohë që rezultati ishte 1-0 për ekipin vendës. Me një lojtar më pak, Chelsea u shpërfytyrua menjëherë me 2 gola të pësuar në 2 minutat e fundit të pjesës së parë.
Edhe më keq ishte fraksioni i dytë i lojës ku 2 herë të tjera shënuan miqtë për të ardhur më pas te Mount që dyfishoi për Chelsean por ishte vonë pas WBA shënoi edhe golin e pestë duke mbyllur triumfin e madh 5-2 në “Stamford Bridge”