Kukësi në krizë totale, e mposht 1-0 Skënderbeu

Nuk ka fund kriza për Kukësin. Verilindorët nuk dijnë të fitojnë prej 7 javësh dhe humbasin sërish përballë Skënderbeut, me korçarët që marrin 3 pikë shumë të vlefshme për mbijetesën.

Kukësi që tashmë është jashtë çdo objektivi duhet të bëjë kujdes pasi ka 3 skuadra pas që po i afrohen ndërsa Skënderbeu rikthen shpresat për mbijetesë pa patur nevojë për playout.

Vendimtar për skuadrën e Migen Memellit ishte një aksion mjaft i bukur në 76’ nga Mensah që dribloi 3 kundërshtarë dhe shënoi një gol të rëndë për ekipin korçar, ku këta të fundit po kalojnë një moment mjaft të mire me 4 fitore në 4 ndeshjet e fundit, përfshirë edhe atë në Kupën e Shqipërisë ndaj Dinamos.