Vllaznia ruan kreun, kap barazimin ndaj Partizanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2021, 17:54
Një nga dy sfidat e kreut në Kategorinë Superiore luhej në “Loro Boriçi” me Vllazninë dhe Partizanin që u përplasën në fushë por u mjaftuan me një barazim pa gola. Duhet thënë që në këtë takim, skuadrat luajtën me frikën e golit për të mos pësuar dhe e tregoi fakti që munguan rastet e pastra për shënim nga të dyja ekipet.
Skuadra e Brdariç u mbrojt mire për t’I rezistuar kurthit të të kuqve të cilët u munduan më shumë për të gjetur rrjetën dhe nuk ja arritën. Skuadrat ndajnë pikët dhe mund t’I kënaqë të dyja pasi mbeten ende në vorbullën e titullit.
Për t’u theksuar që në fillim të sfidës në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Partizani mbajtën një minutë heshtje në nderim të ish deputetit Bashkim Fino që humbi jetën pak ditë më parë.