Noti: Në Kombinat janë vrarë qen, nuk është zgjidhje, duhet sterilizim dhe kastrim

Në një intervistë për Ora News, aktivisti Endri Noti u shpreh se ditën e djeshme janë marrë mbi 20 e ca qenë dhe janë dërguar në një spital të Kombinatit dhe sipas tij disa janë vrarë.

Noti tha se vrasja nuk është zgjidhje, por duhet kastrim dhe sterilizim i tyre, duke theksuar se për kafshët në Tiranë nuk ka kushtet për t'i trajtuar në spitale.

Noti: Dje janë marrë mbi 20 e ca qenë dhe janë dërguar në një spital të Kombinatit dhe ne kemi fakte që disa janë vrarë. Protesta sot u bë që të lirohen ato kafshë sepse situata është bërë e padurueshme. Nuk është zgjidhje vrasje, e kemi thënë disa herë. Duhet bërë një organizim dhe një bashkëpunim që kjo situatë të mos ndodhë më sepse jemi edhe anëtarë të shumë organizatave ndërkombëtare. Ai spital nuk ka kushte dhe nuk ka profesionistët e duhur, nuk ka transparencë dhe kafshët disa herë i lëshojnë në rrugë. Ka raste që duhet të gjesh mik që të marrësh qenin tënd.

Këtu kanë ardhur organizata ndërkombëtare për kastrimin dhe sterilizimin e kafshëve, por këtu institucionet shtetërore nuk ka bërë asgjë. Në vitin 2010 këtu paguheshin 200 lekë për vrasjen e çdo kafshe. Dihet se sot nuk është e njëjta qasje në informacion. Shumë shoqata ndërkombëtare kanë ngritur zërin, por këtu zëri shuhet shumë kollaj. Jo të gjithë i kanë qejf kafshët dhe unë nuk jam pro që gjithë Tirana të jetë e mbushur me qenë dhe me mace, por duhen trajtuar me dinjitet. Vrasja dhe helmimi nuk është zgjidhje sepse ato do të shumohen sërish. Në raste të tilla është sterilizimi dhe kastrimi.

Noti shtoi gjithashtu se Vjosa si lumi i vetëm në Evropë i egër, duhet ruajtur dhe jo shkatërruar.

Noti: Vjosa është lumi i vetëm në Evropë i egër. Nëse nuk mund të bëjmë gjë, të paktën t'i lëmë sikurse janë, jo ta shkatërrojmë.Këtu çdo nuk po ruhet. Edhe në Durrës para disa vitesh të gjithë donin të shkonin në Durrës, por pas ndërtimeve askush nuk do të që të shkojë. Po ashtu edhe për shumë zona të tjera.