“Mushka para plot ai prapa bosh, kë do zgjidhni” Rama bën skeçin e radhës para kameras, punëtori: Kur je ti mirë populli përpara bën

Kryeministri Edi Rama është sot në Berat në vijim të fushatës elektorale.

Në një moment në një nga rrugicat e Beratit dy punëtorë po transportonin me një mushkë e një kalë materiale ndërtimi në lagjen muzeale të Mangalemit ku siç u mësua po bëhej një bujtinë e re.

Rama i kërkoi punëtorit të afrohej dhe pas lavdeve që mori nga ky i fundit, Rama mori situatën në dorë për të realizuar skeçin populist të radhës duke krahasur veten me mushkën e cila mban mbi vete shumë dhe mund ta çojë ai para Shqipërinë.

Punëtori: Kur je ti mirë jemi dhe populli përpara bën

Duke u drejtuar nga kamera Rama tha: Çështja është kjo. Ai para (flet  për mushkën e ngarkuar) dhe ai i dyti (kali që nuk është shumë i ngarkuar. Kë zgjidhni e shikoni nga ngjyra dhe e pyesni me kë je? Jo! Të parin dhe ecni përpara, të dytin lëreni prapa.