Vrasja e policit në Lezhë, Gjykata refuzon lirimin nga burgu të Nikoll Shernikut
Gjykata e Lezhës, ka vendosur të refuzojë kërkesën për lirim të 26-vjeçarit Nikoll Sherniku, i arrestuar nga prokuroria për akuzën e vrasjes së efektivit të repartit të FNSH-së, Xhulio Prela. Kërkesa për ndryshim mase sigurie është bërë nga Shermiku në fazën e seancës ku jepet informacioni dy mujor.
Por gjyqtari i çështjes dhe prokurori kanë qenë kundër, duke sjellë rrëzimin e kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë.
Sherniku është personi i vetëm që ndodhet në burg për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në zonën e Lezhës.
Ndërkohë në kërkim vijon të jetë Brilant Martinaj dhe një person i tretë që dyshohet se ka marrë pjesë në këtë vrasje.
I arrestuari Sherniku, ka deklaruar se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, pasi në kohën kur ka ndodhur vrasja e Xhulio Prelës, ai ishte në gjumë tek banesa e vjehrrit të tij.
Ndërsa makinën që policia pretendon se është përdorur në vrasjen e Prelës, ja kishte dhënë dy shokëve të tij.
Xhulio Prela, mesnatën e ndodhjes së krimit ndodhej në Shkodër pasi kishte çuar në banesë një mikun e tij.
Ai është ekzekutuar teksa po kthehej në banesën e tij në Tiranë.