Gjiknuri jep lajmin: Nesër nis puna për rehabilitimin e rrugës Peshkëpi-Selenicë
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, ka njoftuar se ka marrë lejen nga Bashkia për nisjen e punimeve për rehabilitimin e rrugës Peshkëpi-Selenicë.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Gjiknuri bën me dije Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka firmosur kontratën me kompaninë fituese dhe që nga dita e nesërme do të nisin dhe punimet në këtë aks rrugor.
"Me kënaqësi ndaj me ju lajmin e mirë se me firmosjen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të kontratës me kompaninë fituese dhe me miratimin e sotëm të lejes infrastrukturore nga Bashkia, ditën e nesërme nis puna në terren për rehabilitimin e rrugës Peshkëpi-Selenicë.
Një angazhim i marrë, investim i shumëpritur, i merituar për banorët por dhe i keqpërdorur fatkeqësisht nga kundërshtarët politik."- shkruan Gjiknuri.