Nora Malaj: Për Shqipërinë ditët më të bukura do të vijnë pas 25 prillit, lum kush do rrojë ta shikojë

Kandidatja për deputete në listat e LSI-së, Nora Malaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim në njësinë 10 në Tiranë.

Malaj thotë se ditët e bukura për Shqipërinë do të vijnë pas 25 prillit.

"Sot jemi për një qëllim!

Më pelqen shprehja popullore e Beratit: “Nuk mbeti Berati pa qumësht se ngordhi nje dhi në Veladisht”.

Dita sot filloi me energi te paparë te Njësia 10, në zemrën e Tiranês. Me Almën, kryetaren e Njësisë 10  dhe të gjithë ekipin e LSI e të rinjve të LSI, kemi dalë shtëpi më shtëpi dhe biznes më biznes .Të mbështetesh te njerëzit e mirë do të thotë që e keqja kësaj radhe do të shkulet me rrënjë. Ne jemi skuadra qëndrestare, që nuk tutemi nga shitblerjet individuale. 

“Për Shqipërinë ditë më të bukura paskëtaj vijnë! Lum kush të rrojë ta shikoj Zonjë!”