Basha: Më 25 prill do çojmë Ramën në Bangladesh

Në takimin me minatorët e Kalimashit, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha premtoi se do të vihen para përgjegjësisë ata që vodhën pasuritë e shqiptarëve.

Basha tha se Rama përzuri investimet e huaja dhe varfëroi Kukësin e gjithë Shqipërinë në këto 8 vite qeverisjeje.

“Një pushtutes nuk do ia kishte bërë këtë që e bëri ai ndër 8 vite. Priorite është të mbahet këtu rinia. Kukësi nuk bëhet me bangladeshas.

Në Bangladesh të shkojë vetë dhe në Bangladesh do e çojmë më 25 prill.

Ne sot kemi plane që i kemi hartuar me europoianë” u tha Basha duke premtuar se qeverisja e tij do të jetë në krahun e kuksianëve por dhe të gjithë shqiptarëve.

Basha premton se do të ngrihet një strukturë e posaçme e cila do të merret me transparencën e burimeve natyrore të Shqipërisë.

Ata zyrtarë që do të merren me këtë cështje do të jenë në një vëzhgim kaq të rreptë saqë do duket vetingu si shëtitje në park, sepse kjo është pasuria është e shqiptarëve

Kryetari i PD-se, Lulzim Basha vijon takimet elektorale ditën e sotme në qarkun e Kukësit.