Sherr mes vëllezërve në Tiranë, 12-vjeçari qëllon me thikë të vëllanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2021, 14:14
Dy vëllezër janë zënë me njëri tjetrin. Policia bën me dije se ngjarja ka nodhur në rrugën "Hysen Xhura", ku dy vëllezërit janë konfliktuar për motive të dobëta.
Si pasojë e konfliktit një shtetas i mitur 12 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës vëllain e tij me iniciale S. O., 17 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.