Kokaina në kotejnerin me banane, Arbër Çekaj: Babai im është profesor, nuk ka lidhje më drogën
72-vjeçari, Selim Çekaj, babai i Arbër Çekaj i arrestuar për trafik droge do të qëndrojë ne burg dëri në përfundim të hetimeve për kapjen e 49 kilogramë kokainë në kontejnerin me banane në portin e Durrësit. Gjykata e qytetit bregdetar ka pranuar kërkesën e prokurorisë për 72 vjeçarin, i cili u prangos pasi në kontenierin e porositur prej tij, u gjet sasia e lëndës narkotike. Për arrestimin e babait ka reguar me herët edhe i biri Arbër Çekaj, i cili ka pretenduar se familja e tij po goditet nga një klan i caktuar që po i implikon qëllimisht në trafik droge.
Gjykata e Durrësit caktoi masën "arrest me burg" ndaj 72-vjeçarit, Selim Çekaj, babai i Arbër Çekaj i akuzuar për trafik droge.
Kjo masë është kërkuar nga prokuroria ndërkohë që është kundështuar nga avokatët mbrojtësqë pretenduan se Selim Çekaj nuk ka lidhje me sasinë prej 49 kg kokainë, e cila u zbulua në kontenerin me banane që vinte nga Ekuadori në Durrës për llogari të kompanisë së tij të bananeve.
Sipas mbrojtësve ai është pritësi i bananeve ndërsa përgjegjësi për drogën duhet të mbajë kompania që ka nisur ngarkesën nga Ekuadori.
Avokati ka pretenduar se kjo firmë është zgjedhur ndoshta qëllimisht, pasi nuk ka asnjë provë që implikon 72-vjeçarin në trafikun e drogës.
“Një vendim i padrejtë dhe i paligjshëm.Midis Selim Çekajt dhe kompanisë nga Ekuadori ka një kontratë e cila në mënyrë eksplicite shkruan se përgjegjësinë për kontejnerin nga Ekuadori deri në futjen brenda në magazinë e mban shitësi.
Në një nen tjetër të kontratës thuhet se pritësi i mallit, blerësi ka të drejtë të kontaktojë me kontejnerin vetëm kur futet në magazinë dhe vetëm atëherë ka të drejtë ta hapë për të parë sasinë dhe cilësinë e mallit dhe asnjë përgjegjësi tjetër nuk mban.
Nuk ka asnjë provë që ky njeri të marrë me atë porosi të kontejnerit, të ketë një telefonatë. Njeri i nderuar gjithë jetën, 72 vjeç, nuk di as anglisht, as spanjisht, as kompjuter. Si u lidh ai me trafikantët e Amerikës Latine?! Çfarë pagese bëri, me kë njerëz kontaktoi? Ai kontejner ka dy muaj që vërtitet nga Ekuadori, në Marok, Turqi dhe Greqi dhe më së fundi vjen në Shqipëri.
Selim Çekaj e ka futur atë? Ju e dini çfarë pajisjesh u deshën për ta hapur kontejnerin në port, ndërkohë në magazinë nuk u gjet asnjë vegël me të cilën do ta hapte. Është një marrëzi po këta janë gjyqtarë pa dinjitet profesional dhe moral, nuk mund ti vësh gishtin një plaku me 100 sëmundje, i dhamë dhe raportet, mbi 12 ilaçe përdor në ditë, këta nuk kanë as humanizëm, lëre për drejtësi që nuk bëhet fjalë fare.
Është një vendim skandaloz, jemi të bindur që ky është një aktivitetet kriminal që luhet diku tjetër dhe është piketuar një kompani e pambrojtur, nga mafia ndërkombëtare, për ti hedhur ushqim shtetit për të kapur një sasi narkotikësh dhe për ti hapur rrugën ndoshta sasive të tjera që mund të vijnë nga kompani të tjera në rrugë të tjera. Nuk ka asnjë provë kundër tij, zero”.
Me herët për arrestimin e babait të tij ka reaguar edhe Arbër Çekaj. Në seancën e radhës në procesin ndaj tij në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, Çekaj ka thënë se babai i tij është profesor i nderuar dhe nuk ka lidhje me trafikimin e drogës.
Me tej ai deklaroi se se familja e tij po trajtohet si kulakë. Çekaj ka akuzuar se një klan i caktuar po implikon familjen e tij në trafikim narkotikësh.
Biznesmeni i tregtimit të bananeve Arbër Çekaj është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë të fshehura në ngarkesën me fruta që ai kishte porositur në vitin 2018.