"Kur qeveriste PD, Gjirokastra rrezikonte të dilte nga UNESCO", Çuçi: Ne investuam miliona euro
Drejtuesi i socialistëve për qarkun e Gjirokastrës, Bledi Çuçi, deklaroi gjatë bashkëbisedimit me banorët se ky qytet rrezikoi daljen nga UNESCO si pasojë e keqqeverisjes së kaluar. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mendojnë mirë për votën me 25 prill, ndërsa theksoi mungesën e alternativës.
Drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Gjirokastrës Bledi Çuçi në takimet me banorët e lagjeve të këtij qyteti risolli në vëmendje si ishte situata 8 vite më parë.Ai bën përgjegjëse qeverinë PD- LSI.
"Nuk kanë bërë asnjë punë për Gjirokastrën. E gjetëm Pazarin në rrënim total. UNESCO kishte sjell shkresën te Ministria e Kulturës për ta nxjerr qytetin nga lista e pasurive të trashëgimisë kulturore. Sot që flasim është një nga qendrat më të bukura në Europë.”
Çuçi u kërkoi banorëve të kujdesen për votën me 25 prill dhe të reflektonin përballe mungesës së alternativës.
“Të krahasosh atë që ka bërë Edi Rama për Shqipërinë dhe Gjirokastrën me kthimin e Saliut, të Ilir Metës e Monikës apo të Lulit që ka frikë të thotë se ka qënë kryetar bashkie ngaqë s’ka bërë asnjë punë."
Ai tha se qeveria socialiste në dy mandate ka kryer investime miliona euro në Gjirokastër, ndërsa synon që ta çojë turizmin në nivele europiane.