Damian Gjiknuri në Delvinë: Ka akoma nevojë për punë dhe për këtë duam mandatin e tretë

Damian Gjiknuri, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës prezantoi ne Delvine ekipin e kandidateve per deputete: Anila Denaj, Niko Kuri dhe Leonard Beqirin.

Ai u beri thirrje qytetarëve në këtë takim të mos shpërdorojnë votën më 25 prill ndërsa foli për investimet kyçe të kësaj bashkie, ujin dhe rrugët .

"Tenderuam pjesën më të madhe të rrugës dhe tashmë është segmenti i fundit që është tuneli i cili dhe ai brenda një viti jam i bindur që do të përfundojë.  Delvina do të ketë një akses shumë më të mirë në rrjetin kombëtar të rrugëve, kjo do të bëjë që Delvina të ndryshojë shumë dhe interesi për qytetin të rritet. Natyrshëm, që ka shumë gjëra që nuk janë bërë. Ka akoma nevojë për punë dhe për këtë duhet mandati i tretë, që këto punë të mira ti çojmë deri në fund," tha Gjiknuri.

Edhe kandidatet e PS-së për deputet, folën për nevojën e  mandatit të tretë duke e vlerësuar qeverisjen si alternativën më të mirë që garanton zhvillimin e qytetit.