Nis sot vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe operatorëve, nesër radha e policëve
Pasditen e kësaj të premteje, në çadrat e instaluara në sheshin "Skënderbej" ka nisur vaksinimi i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit nga të gjitha redaksitë e lajmeve në vend.
Për shkak të kontakte të vazhdueshme me qytetarë të shumtë ata shihen si një grup risku për infektimin nga koronavirusi.
Lexo dhe: Arbër Çekaj për arrestimin e babait: Po masakrohet e gjithë familja ime, po na trajtoni si kulakë
Vaksinimi ka nisur në bazë të listës që kanë dërguar redaksitë e lajmeve dhe do të vijojë çdo ditë pas orës 15:00 derisa të marrin të gjithë dozën e parë të vaksinës.
Procesi po ndiqet nga afër dhe nga Ministrja e Shëndetësisë.
Ndërkohë të shtunën do të nisë vaksinimi edhe për efektivët e policisë.
Deri tani janë vaksinuar bluzat e bardha dhe arsimtarët.