Foto/ Baseballi rikthen tifozët në stadiume në SHBA

Më në fund, pas një viti mbylljeje nga pandemia, Major League Baseball, një nga më të ndjekurit në SHBA startoi sezonin e ri me gjënë më të rëndësishme, mbështetjen e tifozëve nga shkallët e impianteve.

Hyrja e tyre ishte me disa kushte si maska absolutisht gjatë gjithë kohës, një çertifikatë vaksinimi prej të paktën 2 javësh ose një tampon I freskët negativ.

Prezenca e fansave ne fakt ishte me numër ndryshe në çdo impiant si psh në Yankee Stadium të New Yorkut u lejuan 10.850 persona ose 20% e impiantit ndërsa në Oakland, ishin 12 mijë tifozë.

Ndërkohë që ky sport I magjishëm për amerikanët solli edhe grumgullime dhe festa përpara impianteve teksa në fushë zbritën në javën e parë edhe yje si Miguel Cabrera, Mookie Betts e Nolan Arenado.