Pas eliminatorëve të Botërorit, rikthehet Superiorja
Pas dy javësh pothuajse, rikthehet futbolli europian i klubeve e gjithashtu edhe Kategoria Superiore. Do të jetë një fundjavë tepër interesante për futbollin shqiptar me javën e 26-të, pasi do të përplasen për kreun fillimisht Vllaznia-Partizani të shtunën në orën 16:00 dhe po në të njëjtën orë edhe dueli tjetër Teuta-Laçi.
E diela do të ketë ndeshje të tjera ku në fushë do të zvresin skuadrat që pretendojnë Europën dhe mbijetesën. Kështu në 13:00 Tirana do të presë Apoloninë ndërsa po në këtë ore në Ballsh, Bylisi do të presë Kastriotin. Pak orë më vonë, në 16:00 do të jetë përballja Kukësi-Skënderbeu.
Kjo do të jetë një jave tepër deçizive për objektivat e skuadrave të Superiores teksa do të kuptojmë edhe nese Vllaznia, Partizani, Teuta apo Laçi do të tentojnë shkëputjen apo lufta do të vijojë ende mes ketyre 4 ekipeve edhe pas javës së 26-të.