Qeveria kërkesë FSHF-së: Dorëzoni pasaportat diplomatike
Ambasadorët e “Euro2016” duhet të kthejnë pasaportat diplomatike.
Kombëtarja shqiptare e futbollit arriti kulmin në historinë e saj duke marrë pjesë për herë të parë në histori në finalet e kampionatit europian Francë 2016.
Një arritje e jashtëzakonshme që bëri krenar cdo shqiptar. Për këtë sukses qeveria shqiptare përvec takimeve dhe reklamave me kuqezinjtë akordoi për futbollistët dhe stafin pasaporta diplomatike duke i cilësuar ambasadorët më të mirë të shqipërisë.
Asokohe pas përfundimit të eventit, qeveria Rama i nderoi heronjtë kuqezi me pasaporta diplomatike me motivacionin per shërbimin që i bënë vendit duke ngritur lart Shqipërinë e futbollit e jo vetëm dhe i quajti ambasadorë të vërtetë të vendit tonë.
Megjithatë pas 5 vitesh gjtihcka është harruar dhe me një vendim të këshillit të ministrave numër 398 datë 12.06.2019 i ndryshuar në 24.12.2020 me numër 1078, subjeket që i përdorin këto pasaportat diplomatike duhet t'i dorëzojnë brenda datës 30 qershor.
Me poshte kerkesa e plote drejtuar FSHF-se.

Duke lënë mënjanë proçedurat apo vendimet, vlen për t’u theksuar vlerësimi që qeveria ka për futbollin shqiptar apo kombëtaren e cila sipas standardit që po aplikohet duhet të shkojnë gjithmonë në Europian apo Botëror që të kenë vëmendjen dhe vlerësimin nga ekzekutivi shqiptar.