Uefa jep ok, në Europian ekipet me më shumë lojtarë
Disa trajnerë të kombëtareve të mëdha ngritën prej kohësh shqetësimin për kalendarin e ngjeshur dhe pandemisë që mund të ndikojë direkt në paraqitjet e lojtarëve në kampionatet respektive por ajo që vlen më shumë në Kampionatin Europian që pritet të nisë në Korrik.
Duke nisur nga Roberto mancini e më pas Martinez I Belgjikës, Santos i portugalisë, bashkuan idetë për të kërkuar nga UEFA rritjen e numrit të lojtarëve për çdo skuadër në Kampionatin Europian. Ideja e shtruar nga trajnerët ka të bëjë me rritjen e numrit të lojtarëve të lejuar për çdo skuadër nga 23 në 25, pra dy lojtarë më shumë.
Kjo kërkesë është parë me sy të mire nga UEFA që edhe vet institucioni është i vetëdijshëm për ndeshjet e ngjeshura këtë vit ndaj dhe më 19 prill në mbledhjen e ardhshme do të jepet “ok” për rregullimin e numrit të lojtarëve me ekipet pjesëmarrëse në Europian. Të paktën për ekipe të mëdha si Italia, Anglia, Franca e Gjermania ky është një lajm I mire duke qenë se dhe janë skuadra që kanë mundësi zgjedhjeje dhe shumë alternative për listën përfundimtare të Europianit.