Vojvoda harron humbjen me Spanjën, viziton familjen në Kosovë dhe shijon flinë nga e ëma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2021, 18:48
Mergim Vojvoda luajti 90 minuta në humbjen e Kosovës 3-1 përballë Spanjës.
Mbrojtësi i Torinos është kthyer në vendlindjen e tij në Kosovë për të qëndruar me familjen e tij para nisjes në Itali ku do t’i bashkohet klubit.
Mergimi ka shfrytëzuar rastin të shijoj edhe flinë e përgatitur nga nëna e tij.
Ai ka shpërndarë disa fotografi në Instagram ku dukej shumë i lumtur pranë prindërve dhe gjyshes së tij.
Më pas Vojvoda ka publikuar fotografi nga aeroporti “Adem Jashari”. Ai do të rikthehet në Itali për t'iu bashkuar skuadrës së Torinos në Serie A.