Barcelona dhe Real Madrid përplasen për Haaland

Një lëvizje e papritur në merkato mund ta bëjë Barcelonën ekipin më të favorizuar për të nënshkruar me bomberin e ardhshëm të Dekadës ndërsa Real Madrid nuk lëshon pe aspak duke i shpallur “luftë” në merkato.

Bëhet fjalë për Erling Haaland i cili është objektivi numër 1 në merkato për dy gjigandët spanjollë të cilët mësohet se kanë pritur sot në një takim agjentin e lojtarit, të famshmin Mino Raiola dhe të atin e futbollistit, Alf-Inge Haaland.

Fillimisht u pa si një goditje e rëndë nga Barcelona kur të dy përfaqësuesit e lojtarit u kapën nga gazetarët në Barcelonë në një takim me presidentin Joan Laporta me të cilin Raiola ka raporte shumë të mira.

Menjëherë mediat spanjolle raportuan se katanasit do të bëjnë goditjen e madhe por pak orë më vonë po dyshja e përfaqësuesve të 20-vjeçarit u pane në Madrid në një takim me numrin 1 të Real Madrid, Florentino Perez. Në një situate të tillë mendohet që agjenti Raiola dhe I ati I Haaland duket se po shtrojnë rrugën drejt transferimit të sulmuesit në Spanjë dhe sot duhet të kenë mësuar më shumë për ofertën më të mire, projektin dhe garancitë që japin Barça dhe Reali.

Për momentin të gjithë rivalët e tjerë si Bayern Munchen, PSG dhe Man. City janë lënë pas nga dy klubet e avantazhuara spanjolle