Tundohet Interi, 120 mln euro për Lukakun nga Man. City e Barça

Pas përfundimit të kampionatit më 23 Maj, drejtuesit zikaltër duhet të mendojnë për bilancin i cili është me minus dhe ka arritur në 130-140 mln Euro.

Në një situate të tillë Marotta dhe Ausilio mund të bëjnë një sacrificë duke shitur një nga lojtarët më të kërkuar, që është Romelu Lukaku, bomber që po udhëheq zikaltërit drejt titullit.

Janë Man. City dhe Barcelona që po studiojnë ofertën për sulmuesin belg i cili do të ishte një garanci golash për të dyja ekipet por për zikaltërit çmimi është i kripur. Nevojiten të paktën 120 mln euro për të hyrë në bisedime për shitjen e tij edhe pse deri në këto monmente absolutisht qëndrimi i 27-vjeçarit nuk është në diskutim.

Vetëm në fund të sezonit do të shihet nëse mund të bëhet një sacrifice e tillë për të rregulluar bilancet apo drejtuesit do të shesin dike tjetër për të ulur efektet financiare nga pandemia.