Festë kundër rregullave në shtëpi, lojtarët e Juventusit në telashe

Nuk kanë te sosur telashet për lojtarët e Juventusit. Në mesin e kufizimeve për shkak të pandemisë, lojtari amerikan Weston McKennie duke përfituar edhe nga mosgrumbullimi me kombëtaren amerikane ka zhvilluar një festë në shtëpinë e tij.

 Deri këtu gjithçka normale por aty morën pjesë disa lojtarë të tjerë bardhezi si Dybala e Arthur dhe shumë të ftuar, duke thyer rregullat anti-covid për numrin e caktuar të grumbullimeve dhe për orarin e tejkaluar. Pas denoncimit të bërë ndaj tyre, policia ka zbarkuar në shtëpinë e lojtarit në orën 23:30 dhe ka hasur në rezistencë me lojtarët të cilët nuk donin të hapnin derën dhe vetëm pas një ore bisedimesh policia arriti të futej në banesë.

Të gjithë pjesëmarrësit janë shënuar dhe do të ndëshkohen për shkeljen e rregullave ndërsa nga ana sportive, McKennie, Dybala dhe Arthur do të gjobiten.

Nuk mjafton me kaq sepse lojtarët e Juventusit rrezikojnë edhe një denoncim për rezistencë ndaj punonjësve zyrtarë të policisë dhe drejtuesit e Zonjë së Vjetër pritet të dëgjojnë dëshmitë e tyre para se të vendosin edhe për masa disiplonore krahas gjobës të cilës ata nuk i shpëtojnë.